Në qytetin e Vitisë u asfaltua rruga “ Mustafë Shema”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zëvendësi i tij, Hasan Aliu, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira të shoqëruar edhe nga Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim kanë vizituar punimet që po bëhen në asfaltimin e rrugës “Mustafë Shema” në qytetin e Vitisë. Ata u mirëpritën nga banorët që jetojnë përgjatë kësaj rruge të cilët falënderuan institucionet komunale të Vitisë, për këtë projekt infrastrukturor. Kryetari Haliti ndër tjera theksoi se Komuna e Vitisë, po vazhdon me investime në të gjitha lokalitete kurse shtoj se qëllimi i projekteve infrastrukturore si ky është që të krijoj lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …