Në Radishevë të Komunës së Skenderajt ka nisur puna në asfaltimin e rrugëve brenda këtij fshati malor, Për të pa nga afër punimet në këto rrugë kishin dalë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori i Urbanizimit, Driton Mulaj, ku kanë takuar edhe banorët me ç’rast kanë diskutuar për këtë projekt, i cili do të kompletojë infrastrukturën rrugore.