leoni

Në Rahovec është mbajtur konsultimi publik me qytetarë për Rregulloren për menaxhimin e pasurisë jo financiare

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, sot është mbajtur konsultim publik me qytetarë për Rregulloren për menaxhimin e pasurisë jo financiare, hartimi i rregullores është bërë nga grupi punues me këtë përbërje: Mirsad Shala, kryesues; Asllan Mazreku, anëtar; Blerta Gashi, anëtare; Skender Hamza, anëtar; Fidan Hoti, anëtar; Saranda Rama, anëtare; Admirim Durguti, anëtar; Diellza Çanta, anëtare; Qamil Sylka, anëtar. Erhan Morina, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizë në Komunën e Rahovecit ka thënë se ky dokument ka dalë në konsultim publik me 26.01.2022 dhe do të jetë në konsultim deri me 26.02.2022, dhe se kjo rregullore është duke u bërë për herë të parë në Komunën e Rahovecit. Ndërsa Asllan Mazreku, anëtar i grupit punues për hartimin e rregullores i ka njoftuar më në detaje për përmbajtjen e rregullores duke thënë se kjo rregullore ka 13 nene: 1 Qëllimi, 2 Fushëveprimi, 3 Hapësira për ruatjen e inventarit të pa përdorshëm-depoja e Komunës, 4 Bartja e inventarit të pa përdorshëm deri në depo, 5 Emërimi i komisionit, detyrat dhe përgjegjësitë, 6 Vlerësimi i inventarit para se të kaloj në depo, 7 Menaxhimi i inventarit të pa përdorshëm në depo të komunës, 8 Dhurimi, transferimi, shitja dhe asgjesimi i pasurisë jo financiare, 9  Kontrollimi dhe vlerësimi i inventarit të pa përdorshëm nga komisioni, 10 Rregulla përfundimtare, 11 Ndryshimi dhe plotësimi i rregullores, 12 Përgjegjësia dhe zbatimi i kësaj rregulloreje dhe neni i fundit 13 Hyrja në fuqi. Kjo rregullore pas miratimit nga Kuvendi i Komunës së Rahovecit, hyn në fuqi 15 ditë pas dërgimit në autoritetin mbikëqyrës MAPL dhe 7 ditë pas shpalljes publike në Web faqen e Komunës. Qytetarët pjesëmarrës në konsultim publik i dhanë komentet e tyre që kryesisht kishin të bënin me nenin 4 Bartja e inventarit të pa përdorshëm deri në depo. Kurse Asllan Mazreku, anëtari i hartimit të rregullores u përgjigje duke thënë se fillimisht do të bëhet ankandi publik dhe përmes operatorit ekonomik me të cilin komuna ka të lidhur kontratë do të bëhet bartja e tyre. Rregullorja është publikuar me 26.01.2022 deri me datën: 26.02.2022 në Platformën për Konsultime Publike dhe në uebfaqen zyrtare të komunës, dokumenti vazhdon të jetë në konsultim publik  deri me 26.02.2022 dhe komentet lidhur me këtë rregullore mund të dërgohen deri me 26.02.2022 në ora 16:00, tek zyrtarët: [email protected]; [email protected], [email protected]; [email protected] dhe [email protected] .

Për mbajtjen e konsultimit publik, u mbajt procesverbal dhe do të publikohet në uebfaqen zyrtare të komunës, në rubrikën konsultimet publike: https://kk.rks-gov.net/…/procesverbale-konsultimet…/ .

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …