leoni

Në Rahovec mbahet mbledhja e katërt e Këshillit komunal për Siguri në Bashkësi  

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, dje është mbajtur mbledhja e katërt e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Në pikën vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, kryetari Latifi është shprehur se situata në gjithë territorin e komunës është e qetë dhe stabile, kjo bazohet në raportet të cilat marrim nga personat përgjegjës nga si nga stacioni i Policisë në Rahovec gjithashtu edhe nga institucionet relevante. Po ashtu në bashkëpunim me inspektoratin e punës do të marrim masat e nevojshme që të vrojtohen lokalet e natës dhe hotelet e dasmave dhe do të merren masat e nevojshme për lejimin e punës së tyre dhe krijimin e kushteve për mbarëvajtjen e tyre dhe krijimin e sigurisë së përgjithshme. Qentë endacak po ashtu vazhdimisht janë problem jo vetëm i komunës sonë, por, ky vazhdon të mbetet problem në nivel vendi. Sa i përket sezonës së ardhjes së bashkatdhetarëve do të merren masat e nevojshme që të krijohen kushtet e favorshme që ata të ndihen si në shtëpinë e tyre. Zjarret poashtu janë një problem i madh sidomos tash në periudhën e korrje-shirjeve dhe kjo krijon një rrezik të madh sidomos në vendbanime. Kapiten Fazli Morina, Komandant i Stacionit të Policisë në Rahovec, ka raportuar për periudhën 19 maj – 4 korrik  2022, duke thënë se gjatë periudhës raportuese situata e sigurisë ne komunën e Rahovecit ka qenë e qetë dhe stabile.  Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar gjithsej: 49 raste vepra penale dhe 3 incidente jo penale. Nga këto raste mund të veçojmë disa vepra më të rënda: Vjedhje 8 raste, vjedhje të rënda 11 raste, dhunë në familje 5 raste dhe armëmbajtje pa leje 1 rast, 910 gjoba ne trafik dhe 7 kundërvajtje. Në kuadër të lirimit të hapësirave publike nga automjetet të paregjistruara, të dëmtuara dhe parkingjet ilegale” nga SP-Rahovec,  janë shënuar 169 gjoba  për parkingje të pa lejuara në trotuar, kurse sa i përket rasteve  në shkolla, gjatë periudhës raportuese, janë raportuar 6 raste. Vjollca Gurgule shprehu një problem që po ballafaqohet Qendra Rinore, disa të rinj krijojnë vazhdimisht probleme stafit dhe personelit. Po ashtu kërkoi vendosjen e disa barrierave në rrugën afër Qendrës Rinore me qëllim rritjen e sigurisë për të rinjt aty. Sa i përket pikes së tretë, rreth sensibilizimit të qytetarëve për rëndësinë dhe promovimin e bashkëpunimit ndëretnik, ndërfetar dhe multikulturor, kryetari u shpreh që Komuna jonë vazhdimisht promovon vlera sa i përket bashkëpunimit dhe krijimit të kushteve të mira për të gjitha komunitetet që jetojnë në komunën e Rahovecit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …