Në Rahovec mbahet mbledhja e shtatë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Kryesuesi i mbledhjes, kryetari Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme ne komunën e Rahovecit është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar. Komandanti i stacionit policor në Rahovec, Fazli Morina foli si zakonisht rreth situatës së sigurisë në komunën e Rahovecit.
Vepra penale / 36 raste
Incidente jo penale / 2 raste
Vjedhje të rënda / 6 raste
Fatmirësisht dhuna në familje është ne rënie theksoi ai. Sa i përket rastit qe ka ndodhur dje në Hoçë të Madhe, pjesa zyrtare është vepër; Sulm ndaj personit zyrtar, gjatë kryerjes së punës zyrtare. Ka ndodhur sekuestrimi i mallit i cili ishte i padoganuar (prodhimi i verës). Sa i përket sigurisë në komunikacion; Janë shqiptuar 567 gjoba të trafikut, 129 për parkingje jo të rregullta, gjithashtu 5 kundërvajtje për prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Si pikë e rëndësishme e rendit të ditës ishte edhe; Shqyrtimi dhe a provimi i Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2023; Ku u aprovuan edhe dy pika tjera me propozim të Skender Hamzës;
-
Mbrojtja e lumenjve që rrjedhin;
-
Siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore;