leoni

Në Rahovec mbahet “Punëtori tematike të specializuara për të gjithë forumet e sigurisë në bashkësi”

Në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit u mbajt “Punëtori tematike të specializuara për të gjithë forumet e sigurisë në bashkësi”, në punëtori mori pjesë edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, zyrtarë të Policisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal , anëtarë të KLSP-vë, anëtarë të EVSB-vë dhe zyrtarëve të OSBE-së të cilët ishin edhe organizator të kësaj punëtorie. Hapja e punëtorisë u bë nga kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i cili i fillimisht ka thënë se sa i përket sigurisë në bashkësi deri më tani i kemi mbajtur gjashtë takime të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, në këto takime janë diskutuar tema të ndryshme që kanë pasur të bëjnë me sigurinë e qytetarëve. Jam tejet i interesuar, që situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës së Rahovecit të jetë e qetë, stabile dhe e qëndrueshme. Imer Thaqi, zyrtar nga MPB u shpreh se Divizioni për Siguri në Bashkësi si pjesë përbërës e Departamentit për Siguri Publike në MPB, është një prej mekanizmave kyç dhe përgjegjës për përmirësimin e politikave që kanë të bëjnë me sigurinë në bashkësi dhe se Strategjia Nacionale për Siguri në Bashkësi, krijon partneritet në mes të nivelit komunal dhe qendror. Prezantimin e evolucionin të KKSB-së për dhjet vitet e fundit foli Djordje Karan, përfaqësues i lartë për polici në OSBE-së i cili ka potencuar se në vitin 2009 KKSB-të e para janë krijuar anembanë Kosovës me një vizion të përbashkët për përmirësimin e sigurisë në përgjithësi dhe sigurisë së komunitetit, me qellim të forcimit të marrëdhënieve polici-qytetarë. Hasan Përboqi, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit foli për dy tema: Siguria në shkolla dhe siç tha ai siguria në të gjitha shkollat e komunës llogaritet të jetë e qetë pa ndonjë incident që mund të e cenoj sigurinë e nxënëseve dhe kurse tema tjetër ishte Analiza Gjinore duke thënë se komuna, ka përgatitur një buxhet të përgjegjshëm gjinor të detajuar. Në punëtori u diskutua edhe për rishikimin e Udhëzimit Administrativ për KKSB-të si dhe Udhëzuesit për hartimin e planit vjetor të punës dhe siç u tha bazuar në kërkesat komunave ky udhëzim duhet të ndryshohet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …