leoni

Në Rahovec ndërtohet tregu modern i rrushit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Rahovecit kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për ndërtimin e tregut modern të rrushit, ku hapësira rreth Shtëpisë së Verës apo siç njihet ndryshe edhe KONAKU do të shndërrohet në treg dhe atraksion turistik.

Vreshtarët, kësisoj do të kenë tregun e tyre në Rahovec dhe për këtë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komuna e Rahovecit do të nisin investimet këtë vit. Pikërisht në këtë vend organizohet edhe festivali i vjeljes së rrushit Hardhfest’.

Në kuadër të projektit për ndërtimin e tregut parashihet edhe rregullimi i infrastrukturës për organizimin e festivalit. Punimet për këtë projekt pritet të nisin së shpejti.

MBPZHR për realizimin e këtij projekti ka ndarë 70 mijë euro ndërkaq Komuna e Rahovecit participon me 10 mijë euro.

Përveç investimeve për ndërtimin e tregut dhe infrastrukturës, parashihet që në të ardhmen të investohet edhe në aspektet të tjera që lidhen me zhvillimin e turizmit rural dhe shfrytëzimin e asaj zone për afrimin e turistëve të huaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …