leoni

Në Rahovec nisin përgatitjet për manifestimet kulturore e përkujtimore “FLAKA E JANARIT”

Sot në Rahovec, Kryesuesi i Këshillit Organizues z.Afrim Dina, nën shoqërimin e anëtarëve të këshillit, në mjediset e DKRS-së, mbajti takimin e parë në kuadër të përgatitjeve për shënimin e manifestimit tradicional përkujtimor e kulturor “Flaka e Janarit”. U përcaktuan detyrat dhe obligimet e secilit anëtar, duke u fokusuar në organizimin e homazheve e nderimeve për dëshmorët Skender Rexhepi e Fitim Duraku, të dëshmorëve Nesimi Elshani, Hilmi Krasniqi, Agron Fetahu e Halim Hoti, si dhe homazhet për dëshmorin Sahit Krasniqi. Po ashtu, Këshilli Organizues do të angazhohet në organizimin sa më të mirë të aktiviteteve kulturore për vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën dhe në mobilizimin e përfshirjes së një numri sa më të madh të të rinjve të shkollave fillore e të mesme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …