Në Rahovec përurohet vepra “KRONIKË NËPËR STUHI”

Në prag të 28 Nëntorit të lavdishëm, profesor Sabahajdin Cena sjelli librin e tij më të ri “KRONIKË NËPËR STUHI” – 2 (prill, maj, qershor), kushtuar të gjithë atyre që me sakrificën dhe vetëflijimin sollën këto ditë lirie. I pranishëm në këtë përurim ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili tha se, Sabahajdin Cena si pjesëmarrës i drejtpërdrejt i luftimeve dhe zhvillimeve dramatike të luftës së UÇK-së, po na pasqyron sistematikisht dhe në mënyrë kronologjike ngjarjet të lavdishme të luftës për liri dhe me profesionalizëm ka përshkruar detajisht kontributin dhe veprat e çdo dëshmori. Përmbledhja e të dhënave jetësore, lufta dhe rëniet e dëshmorëve, të publikuara në katër vëllime “Kronikë nëpër stuhi”, mund të konsiderohen si një enciklopedi e llojit të vet. Promovimin e këtij vëllimi e ka mundësuar financiarisht mërgimtari Sylejman Sahit Berisha nga Drenoci i Rahovecit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politik dhe Financa

Komiteti për Politikë e Financa, i Komunës së Skënderajt udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka …