Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka thënë se jemi të përkushtuar dhe po punojmë vazhdimisht për një mjedis të pastër e kushte të mira jetese. Si komunë kemi investuar shumë në pastrim të deponive ilegale që kanë qenë një barrë e madhe për qytetarët, kemi investuar në gjelbërim, po ndërtojmë parqe e po mbjellim drunj dekorues. Kemi bërë shumë, do të bëjmë edhe më shumë. Ju lusim shumë që bashkë të kemi kujdes e të angazhohemi vazhdimisht që ta mbajmë mjedisin e pastër, sepse vetëm kështu kujdesemi për vetën, për fëmijët tanë dhe për gjeneratat e ardhshme.