Në Rahovec shënohet Dita Ndërkombëtare e Monumenteve

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve, bashkë me disa përfaqësues të Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega Rahovec, kanë vizituar disa prej monumenteve të kulturës në komunën e Rahovecit. Bjondina Kleqka, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturës, Rini dhe Sport, së bashku me nxënës vizituam Kullën e Sahatit në Rahovec, Shtëpinë muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, si dhe kullën e Mahmut Pashës në Opterushë. Ky objekt që daton nga viti 1850 është me rëndësi për të kaluarën tonë, prandaj duhet të ruhet e konservohet. Nëse arrihet që të shndërrohet në muze etnografik, atëherë do të ishte një zgjidhje e përkryer dhe hartës tonë turistike do t’i shtohej edhe një objekt atraktiv. Drejtoresha Kleqka, shprehet se me drejtorin e DKA-së  Avni Morina dhe me aktorë të shfaqjes Forum Teatër që është mbajtur, vizituam edhe një objekt të vjetër fetar, Teqeja e Madhe e Tarikatit Alie-Halvetie e Baba Shejh Sylejmanit – Rahovec. “Është detyrë e autoriteteve komunale, atyre muzeore dhe gjithë qytetarëve që të bëjnë më shumë për mbledhjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe të nxisim interesimin te të rinjtë tanë rreth kujdesit dhe rëndësisë ndaj trashëgimisë kulturore”, ka thënë ndër të tjera drejtoresha Kleqka.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …