Sot në Rahovec mbahet manifestimi tradicional, kulturor e përkujtimor, “Flaka e Janarit”. Fillimisht bëhen homazhe dhe nderime për dëshmorët e kombit të rënë në fshatin Brestoc me 27. 1. 1990, pastaj vizitohen familjet e dëshmorëve: Nesemi Elshani, Ilmi Krasniqi, Halim Hoti dhe Agron Fetahu. Manifestimi qendror, përkujtimor e kulturor, “Flaka e Janarit 2018” mbahet në orën 12. 00, në Qendrën e Kulturës, “Mensur Zyberaj”, në Rahovec.
