Në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, nën udhëheqjen e Kryesueses, Almedina Jaha, u mbajt mbledhja e katërt e komitetit të Komunës së Rahovecit për vitin 2024.
Qëllimi i komitetit është të sigurojë që politikat dhe vendimet që merren në nivel lokal dhe qëndror të jenë të përshtatshme dhe përfshirëse për personat me aftësi të kufizuara, duke promovuar kështu barazinë dhe përfshirjen sociale. Kjo mund të përfshijë çështjet si: Socializimi, arsimimi, punësimi, qasja në shërbime dhe përmirësimi i legjislacionit ekzistues për të garantuar të drejtat e kësaj kategorie.
Në takim u Shqyrtua aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, pastaj vizitë në Zyrën e Kryetarit, në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, në Drejtorinë e Arsimit dhe Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.