Udhëhequr nga Kryesuesi Arbër Zenuni, të hënën është mbajtur mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2024.
Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë.
Mbledhj si zakonisht ishte konstruktive dhe dinamike, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u ceduan këto pika:
1.Shqyrtimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2022 dhe 2023 në vitin 2024;
2.Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e P-02658-0, zk-Rahovec dhe formimi i parcelës së re në emër të Komunës së Rahovecit.
3.Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër nga 1-15 vite për organizatat e shoqërisë civile, P-00301-3, zk-Bërnjak;
4.Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-00301-3, zk-Bërnjak;
Gjithashtu, në mbledhje, kryesuesi i njoftoi anëtarët e komitetit që edhe këto shtatë pika do të jenë në rend dite për mbledhjen e rregullt të kuvendit.
1.Vendim për subvencionimin e mbulimit të shpenzimeve të varrimit për vitin 2024;
2.Vendim për dhënien në shfrytëzim të repartit të hemodializës SHSKUK-së;
3.Informatë rreth menaxhimit të aseteve komunale;
4.Informatë mbi listën e pronave komunale dhe menaxhimi i tyre;
5.Informatë rreth Planit për Banim Social;
6.Raporti i Komitetit të Auditimit të Brendshëm;
7.Vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Rahovec.