NË RAHOVEC U PËRURUA QENDRA E DYTË ARSIMORE ME BAZË NË SHKOLLË

Pas  nënshkrimit të deklaratës së bashkëpunimit në mes të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Komunës së Rahovecit, sot në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gëzim Hamza-Piktori” solemnisht është hapur Qendra Arsimore për Komunitete me bazë në Shkollë”. Vlera totale e këtij projekti me bashkëfinancim ka shumën 20.357,00 €, ndërsa kontributi i komunës së Rahovecit është në vlerë prej 6.740,00 €. Qendra Arsimore tashmë është pajisur me inventar dhe pajisje të tjera mbështetëse, siç vijon:

– 40 karrige për nxënës;

– 20 banka shkollore;

– 2 Tabela (White Boards);

– 1 video projektor;

– 15 laptopë;

– 15 tabletë;

– 2 printerë;

– Pajisje laboratorike për fizikë;

– Pajisje laboratorike për kimi;

– Pajisje laboratorike për biologji;

– Pajisje laboratorike për gjeografi;

– Mjete konkretizimi për matematikë;

– Mjete konkrerizimi për histori; dhe pajisje të tjera.

Kryetari Latifi tha se, Ishte premtim yni, që përveç Qendrës Arsimore në SHFMU “Katër Dëshmorët”, të themelojmë edhe Qendrën e Re Arsimore për nxënësit e të gjitha komuniteteve dhe tashmë kjo Qendër Arsimore u funksionalizua tërësisht, përmes zbatimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm. Me këto pajisje laboratorike, teknologjike dhe me këto mjete konkretizimi, nxënësit tanë që mbajnë mësim në këtë shkollë do ta keni shumë më të lehtë që njohuritë teorike lëndore t’i zbatojnë në praktikë dhe të nxiten për zbatimin e ideve të tyre kreative. Të gjitha këto, do të luajnë rol thelbësor në arsimim sa më cilësor, në përputhje me standardet bashkëkohore të edukimit dhe arsimimit. Urime nxënësve dhe mësimdhënësve të SHFMU “Gëzim Hamza- Piktori”, ka thënë kryetari Latifi!

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …