Në Rakinicë kanë nisur punimet për asfaltimin e njërës prej rrugëve kryesore të fshatit

Në Rakinicë të komunës së Skenderajt kanë nisur punimet e realizimit të projektit të ri, për asfaltimin e njërës prej rrugëve kryesore të fshatit. Me këtë rast, në nisje të realizimit të këtij projekti, ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit Driton Mulaj dhe anëtarin e Kuvendit Komunal, dr.Ragip Durmishi. Kryetari Nura ka bashkëbiseduar ndërkohë me banorët e fshatit duke i njoftuar ata se qeverisja lokale do të vazhdojë edhe me projekte të tjera, ku u theksua ai i sistemit të kanalizimit, një problem nga i cili vuajnë disa lagje të Rakinicës. Banorët nga ana e tyre janë shprehur mirënjohës dhe falënderues për projektin e asfaltimit të rrugës, i cili parasheh edhe degëzimet e duhura si dhe trajtimin e atyre që kanë gjendje më të rëndë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …