Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Në raportin e fundit të Bankës Botërore, thuhet se në Kosovë vetëm 37 për qind e popullsisë në moshë pune, është e zënë me punë

Banka Botërore konstaton se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përjetuan një rritje të moderuar ekonomike gjatë këtij viti.  Në Kosovë, përkundër përfitimeve të fundit, saktësohet se vetëm 37 për qind e popullsisë në moshë pune është e punësuar. Shkalla e punësimit në vendet tjera të rajonit (grup-mosha mbi 15 vjeç e aftë për punë, sipas raportit, ka shënuar përmirësim të madh, duke arritur në 48.5 për qind këtë vit, që Banka Botërore e quan “nivel historik”. Derisa  Kosova ka numrin më të ulët të të punësuarve, në Shqipëri, në fund të vitit 2023, shkalla e punësimit ishte 66.7%. Banka Botërore thotë se në Shqipëri dhe në Mal të Zi, shkalla e punësimit e ka tejkaluar atë të shteteve anëtare të BE-së. Kosova vazhdon të jetë shteti më i varfër në rajon dhe në Evropë, pavarësisht se kryeministri, Kurti me propagandën e tij të shfrenuar mundohet ta bind opinionin për gjoja rritjen enorme ekonomike në qeverisjen e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasja mes presidentes Vjosa Osmani dhe qeverisë në detyrë për tarifën ndaj ShBA-ve

Vendimi i Presidentit të ShBA, Donald Trump, për të vendosur tarifën prej 10% ndaj Kosovës …