Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, në konferencën vjetore për medie, me ç rast ka prezantuar punën një vjeçare, ka komentuar edhe ndryshimin e masës së sigurisë për ish-policin serb, Dejan Pantiq. Ai tha se nuk është përgjegjësi e Prokurorisë të sigurojë sjelljen e Pantiqit para organeve të drejtësisë. Gjatë kësaj konference, Maloku tha se në vitin 2022, kanë shënuar efikasitet në luftim të korrupsionit dhe krimit ekonomik. Si sfida për këtë institucion, tha se ishte dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit është përgjegjësi e kryetares Vjosa Osmani. Në aspektin e të dyshuarit, Pantiq, ne nuk mendojmë se është përgjegjës Prokuroria, janë institucionet përkatëse që ato ta sjellin dhe sigurojnë personin në fjalë….Sa i përket këtyre reagimeve që kanë dalur, ju sigurisht e keni pranuar një reagim tonë, ne aty kemi shprehur shqetësimin dhe kundërshtimin e çfarëdo ndërhyrje, që ne e shohim nga pushteti apo përfaqësuesit e shtetit, qoftë në sistemin prokurorial dhe gjyqësor”, theksoi, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …