leoni

Sot dhe nesër në pesë kazermat e FSK-së mbahet testimi i inteligjencës dhe njohurive të përgjithshme për rekrutët e rinj

Enver Hasani: Gjatë zgjedhjes se kryetarit të Kosovës në raundin e parë në kutinë e votimit duhet të jenë 80 vota

Ish-kryetari i Kushtetueses Enver Hasani ka thënë se deputetët e kanë për obligim kushtetues të qëndrojnë në sallë në momentin e votimit të kryetarit të Kosovës dhe se ata nuk mund të mungojnë përveç me leje të kryetarit të Kuvendit. Ai ka thënë se qysh në raundin e parë në kutinë e votimit duhet të jenë votat e 80 deputetëve. “Nëse kandidati nuk i merr 80 vota pro, shkohet në raundin e dytë. Por nëse nuk janë 80 vota në kuti (kuorumi i dy të tretave të deputetëve], procesi nuk vazhdon dhe brenda 60 ditëve nëse nuk vjen në rend ditë zgjedhja e presidentit përsëri, shkohet në zgjedhje”, tha Hasani. Sipas tij, kryetari i ri i Kuvendit me automatizëm e merr postin e presidentit dhe e ushtron atë detyrë për aq ditë sa kanë mbetur.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …