Sot në Reçak të Shtimes, është zbuluar shtatorja e ish-ambasadorit amerikan të OSB-së William Walker, i cili me këtë rast falënderoi fshatarët dhe familjet e Reçakut, dhe tha se tashmë është bërë pjesë e këtij fshati martir të Kosovës. Kryetari Hashim Thaçi tha se organizatat ndërkombëtarë në atë kohë filluan të mobilizoheshin në Kosovë, në kuadër të këtyre, ishte njeri i duhur i shtetit të duhur, ambasadori Walker. “Në mbështetje të fuqishme të Amerikës ishte ky njeri i duhur që thoshte të vërtetën dhe që i hapi sytë botës që thirri menjëherë konferencën në Rambuje”, tha ai. Kurse, ambasadori Walker falënderoi të gjithë ata që qëndruan në shi e borë për ta nderuar atë, në ditën e rëndësishme të tij. “Më së shumti dua t’i falënderoj fshatarët e Reçakut dhe familjet e Reçakut, pjesë e të cilave jam bërë edhe unë”, saktësoi z. Voker.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …