Mbrëmë, është përuruar fusha sportive në fshatin Retijë e Poshtme të komunës së Rahovecit. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili sportistëve dhe të gjithë qytetarëve të këtij fshati u uroj të kalojnë çaste të këndshme gjatë kohës së tyre të lirë. Komuna e Rahovecit dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport me kapacitetet e saj do të jetë gjithmonë e gatshme për të ofruar ambiente rekreative për të rinjtë rahovecian ka thënë kryetari Latifi.