leoni

Në Retijë të Rahovecit, përkujtuam Dëshmorët dhe Martirët e Lirisë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë, kanë përkujtuam të dielën dëshmorët dhe martirët e fshatit Retijë, që u përballën me terrorin dhe dhunën e regjimit pushtues serb, 26 vite më parë.

Latifi në postimin e tij në facebook ka shkruar:

Në Retijë, dhimbja dhe krenaria bashkohen në kujtim të atyre që ranë për lirinë e Kosovës. Së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë, përkujtuam dëshmorët dhe martirët e këtij fshati, që u përballën me terrorin dhe dhunën e regjimit pushtues serb.

Serbia fashiste, edhe në këtë rast, përdori taktikat e saj mizore, duke vrarë, masakruar dhe dëbuar të gjithë: pleq e të rinj, gra e fëmijë, pa kursyer askënd.

Sot, me përulje dhe nderim, kujtuam 3 dëshmorët, 17 martirët e vrarë dhe 2 të zhdukurit nga ky fshat, të cilët me sakrificën e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë.

Kontrolloni gjithashtu

NPB uron besimtarët islam me rastin e Fitër Bajramit

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. ka uruar besimtarët islam me rastin e Fitër Bajramit. “Ndërmarrja Publike …