leoni

Në Rezallë të Skenderajt ka nisur asfaltimi i rrugës nga Lagja Zabelaj deri te Shkolla “Malush Ahmeti”

Në fshatin Rezallë të Skenderajt ka nisur realizimi i një projekti të ri kapital, ai i asfaltimit të rrugës nga Lagja Zabelaj deri te Shkolla “Malush Ahmeti”, si dhe trajtimi i degëzimeve në lagjet Ahmeti, Rukolli dhe Zabeli. Kryetari i Komunës  së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit, bashkërisht me asamblistin Nexhat Ahmeti, kanë takuar sot banorët vendës, me të cilët kanë diskutuar për projektin, i cili është mirëpritur nga qytetarët e Rezallës. Ky projekt parasheh trajtimin e infrastrukturës rrugore në disa nga lagjet e fshatit Rezallë, të cilat nuk janë përfshirë akoma në investimet kapitale të Komunës të Skenderajt.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …