Në Rripin e Gazës, Izraeli ka vrarë, 33. 797 palestinezë kryesisht gra dhe fëmijë, 76. 465 të plagosur që nga 7 tetori 2023

Të paktën 68 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 94 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa Izraeli po i vazhdon sulmet e tij në Rripin e rrethuar të Gazës, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e enklavës, transmeton Anadolu. Forcat okupuese izraelite kryen tetë masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 68 dëshmorë dhe 94 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ministra. Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli po i vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku të paktën 33.797 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 76.465 janë plagosur që nga 7 tetori 2023, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Lufta izraelite ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme, krahas një bllokade gjymtuese ndaj shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së. Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …