Në Rripin e Gazës ka arritur në 46.707 numri i palestinezëve të vrarë dhe 110.265 i të plagosur nga 7 tetori i vitit 2023

Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në 46 mijë e 707 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 110 mijë 265 i të plagosurve si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka shpërndarë  informacionet e fundit lidhur me sulmet që Izraeli po i vazhdon prej 466 ditësh në Rripin e Gazës. Në gjashtë masakra që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 62 palestinezë, ndërsa 253 të tjerë janë plagosur. Gjithashtu nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të palestinezëve të vrarë, teksa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë te trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ripërsëriti kërkesën për marrëveshje historike me shqiptarët. Pasi ka folur për fuqizimin ushtarak të Serbisë

DnV; Gjuhë arrogante më së shumti është përdorur gjatë aktiviteteve të VV-së, por përjashtim nuk kanë bërë, as partitë e tjera

Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se që nga fillimi …