Në rrugë për ta rrëzuar kryeministrin, Albin Kurti nga pushteti, Ramush Haradinaj, tash për tash ka mbetur i vetëm. Mocionin e mosbesimit nuk e ka përkrahur asnjëra nga partitë opozitare. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte thënë se mocioni realizohet kur ka vota, duke lënë të nënkuptohet se nuk ka vota të mjaftueshme. Ndërkaq, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu tha se kjo nuk është bërë në momentin e duhur. Këtë veprim, Haradinaj e ndërmori pas tensioneve në Veri dhe paralajmërimeve për vendosjen e sanksioneve. Jam shumë i shqetësuar për situatën në vend. Ajo sot është më e rënda që nga viti 1999. E shoh përgjegjës të drejtpërdrejtë të kësaj situate, Kryeministrin Albin Kurti. Prandaj ai duhet të largohet menjëherë. Çdo ditë e mbetjes së tij në krye të Qeverisë, është e dëmshme dhe e rrezikshme për vendin… Është hera e parë në histori që miku më i madh i Kosovës, ai që luftoi për lirinë tonë dhe që i vuri themelet e shtetit të pavarur të Kosovës, Amerika, i vendos sanksione Kosovës. Dhe fajtor për këtë është një njeri, dhe ky është, Albin Kurti, ka saktësuar Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …