leoni

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan është promovuar e librit ,,Lot Zemre’’ i autores Mejereme (Shala ) Balaj

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan është promovuar e librit ,,Lot Zemre’’ i autores Mejereme (Shala ) Balaj. Të pranishëm në ketë promovim ishin Kryetar i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Kol.Abdyl Mushkolaj, Familjare të Dëshmorëve, Invalid dhe veteran të luftës së UÇK-së, redaktori i librit Zeqir Bekolli, deputetët Rasim Selmanaj, Safete Haderxhonaj, Shkumbin Demalijaj, njerëz të artit dhe kulturës, dashamirë të fjalës së shkruar dhe qytetar të shumtë. Libri ,,Lot Zemre’’ është një përmbledhje me poezi e autores Mejerem Shala Balaj e cila pjesën dërmuese të këtyre vargjeve ia kushtoi birit të sajë dëshmorë, Blerim (Avdi ) Balaj që ra në përballje me forcat pushtuese serbe më 6 janar të vitit 1999, duke lënë pas vetës një veprimtari të bujshme atdhetare. Me këtë përmbledhje që mbanë një titull metaforikë, autorja pos birit të sajë dëshmorë do ti kushtoi vargje edhe bashkëluftëtarëve të djalit të sajë por edhe gjithë dëshmorëve dhe heronjve. Nënë Mejremja krahas dhimbjes që shprehë për birin e sajë, ajo për asnjë qastë nuk e fsheh edhe krenarinë për mundësin që pati për të ia falë një djalë trim dhe të guximshëm Kosovës siç ishte Blerimi. I pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ndër të tjera tha se: Blerimit që ishte bashkëluftëtar i yni, bashkudhëtues nëpër proceset nëpër të cilat kaloj gjenerata jonë, nëpër demonstrata, ilegalitet e deri te ushtari i atdheut. E nderuara familje Balaj, nënë Mejreme, dhe babë Avdi, ju rritët dhe edukuat një djalë që dinjitetshëm ishte vënë në shërbim të lëvizjeve të asaj kohe për çlirim. Koha po ikën shpejt dhe Blerimi në kujtesën time mbetet përgjithmonë i ri po aj studenti që e njoha dikur, djaloshi me tipare dhe virtyte tipike të Dukagjinit i heshtur, fjalëpakë por i vendosur në rrugëtimin e tij. Ne jemi krenarë që e patëm shok e bashkëluftëtarë, krenarë na ka bërë gjithmonë emri i tije, pavdekësia e tije, duke u renditur me heronjtë në altarin e lirisë. Te rënd e patëm udhëtimin, sfidues tej mase, por me burra si Blerimi e me Familje si familja Balaj nga Strellci ne arritëm synimin tone për çlirim. Çmimi ishte i larte, çmim qe shume nënave ju shkaktoj ,,Lot Zemre’’. Nënë si Mejremja që dhimbja nuk ua mposhti kurrë krenarinë. Blerim Avdi Balaj në 20 vjetorin e rënies tende heroike kur po te kujtojmë me nderim për veprën dhe luftën tende, shteti ynë po qëndron në këmbe, i çliruar tani më edhe me Ushtrinë e Kosovës themeluar nga bashkëluftëtaret tuaj dhe nga komandanti ynë tani kryeministër. Blerim Lavdi. për jetë dhe mot i pa harruar do te jet kujtimi për ty. Ne do plakemi me kohë, kurse ti do mbetesh ai djaloshi model për gjeneratat qe vine. Për librin ,,Lot Zemre,, që i kushtohet Dëshmorit të Kombit Blerim (Avdi) Balaj kanë folur edhe redaktori i Librit Zeqir Bekolli, deputete Rasim Selmanaj dhe Shkumbim Demalijaj, publicisti Ali Gecisi dhe vëllai i dëshmorit Jeton Balaj. Ndërsa është përmbyllur më një monolog nga aktori Deçanas Avdi Gërvalla. Ky libër është promovuar  në 20 vjetorin e rënies!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …