leoni

Në sallën e KK të Deçanit u bë promovimi i librit “Shekuj drite në Deçan’’ nga autori Harun Shabanaj

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit, u bë promovimi i librit “Shekuj drite në Deçan’’ nga autori Harun Shabanaj. Libri “Shekuj drite në Deçan’’ përmbledh në tërësi historinë dhe trashëgiminë islame në trevën e Deçanit nga viti 1580-1999. Në këtë promovim të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Myftiu i Republikës së Kosovës Dr.Naim Tërrnava, Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan me kryetarin Rasim Bytyqi, Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, profesorët Fahrush Rexhepi, Sabri Bajgora e Shkodran Imeraj, kryetarët e këshillave të Bashkësisë Islame në Pejë, Istog, Gjakovë, Malishevë e Suharekë, përfaqësues të Policisë, familje të dëshmorëve e qytetarë të shumtë. Kryetari Ramosaj e përgëzoi autorin Shabanaj për librin si dhe theksoi që autori në fjalë të merret si model për shumë autorë të tjerë që të bëhet sa më shumë promovimi i historisë, kulturës dhe trashëgimisë tonë. Myftiu Tërrnava në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit si dhe tregoi për punën e palodhshme të autorit ndër vite, si imam i përkushtuar dhe shembull për të tjerët. Edhe profesorët Sabri Bajgora dhe Fahrush Rexhepi ndan me të pranishmit fjalët më të mira për librin “Shekuj drite në Deçan’’ dhe theksuan që është vlerë e shtuar e krijimtarisë tonë. Ndërsa, vetë autori shprehi mirënjohje dhe falënderim për të gjithë ata që kontribuuan në botimin e këtij libri, i cili është  pasqyrim i kulturës dhe jetës fetare në trevat e Deçanit dhe më gjerë. Në fund, për veprën e autorit u ndanë mirënjohje nga Kryetari Ramosaj, nga kryetari i Bashkësisë Islame në Deçan Rasim Bytyqi si dhe nga Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …