Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt është mbajtur diskutimi publik lidhur me Draft-Kodin Etik

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt është mbajtur diskutimi publik lidhur me Draft-Kodin Etik, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtori i Administratës Hamit Geci dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në procesin e hartimit. Kryetari Nura, në fjalimin e tij, duke i falënderuar pjesëmarrësit në diskutim, ka thënë se ky kod përcakton veç tjerash kodin e veshjes, luftimin e dukurive negative si korrupsioni, konflikti i interesit, respektimin e orarit të punës dhe shërbimin profesional ndaj qytetarëve, e edhe sjellën, jo vetëm të zyrtarëve si shërbyes civil, por edhe të stafit politik. Draft-Kodi Etik rregullon marrëdhënien e institucionit me zyrtarin dhe me qytetarin, përfshirë stafin politik të Ekzekutivit dhe Legjislativit, sjelljet dhe etiken, kodin e veshjes, luftimin e dukurive negative si korrupsioni, konflikti i interesit, respektimi i orarit të punës dhe shërbimin profesional ndaj qytetarëve. Hartimi i një dokumenti të tillë ka qenë edhe premtim i kryetarit të Komunës, Fadil Nura.

May be an image of 4 people and indoor

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …