Në sallën e Kuvendit të Komunës u mbajt Seanca Solemne për nder të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Deçanit

Nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, sot në sallën e Kuvendit të Komunës u mbajt Seanca Solemne për nder të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Deçanit. Sot, kujtojmë me respektin më të madh ata të cilët janë meritorët e ditëve të lira që ne i gëzojmë sot, kujtojmë sakrificën e Ushtrisë tonë e luftën e paepur për lirinë e vendit. Sot, kjo mbledhje u bë edhe më madhështore, me prezencën e mjekut të madh me famë ndërkombëtare, një prej neurokirurgëve më të mirë në botë, Prof. Dr. Mentor Petrela, i cili sot u dekorua me titullin “Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit, për të shprehur mirënjohjen për punën dhe kujdesin e veçantë ndaj njerëzve të qytetit të Deçanit. Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit! Lavdi luftës dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë kryetari Ramosaj në fjalën e tij.

May be an image of 2 people and text

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron Ditën e Kushtetutës me shpresën që kjo ditë të jetë një reflektim për të gjithë ne për të respektuar dokumentin më të lartë të shtetit

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti me rastin e 9 prillit – Dita …