Në samitin e Komunitetit Politik Evropian, pati një konflikt mes kryeministrit grek Micotakis dhe kryetarit turk, Erdogan

Në samitin e Komunitetit Politik Evropian, pati një konflikt mes kryeministrit grek Micotakis dhe kryetarit turk, Erdogan

Në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Pragë ka pasur një konflikt të madh mes kryeministrit të Greqisë, Qiriakos Micotakis dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili u shpreh ashpër me disa kërcënime drejtuar grekëve. Pas kësaj, Mitsotakis u ngrit dhe e paralajmëroi para të gjithëve se nuk mund të kërcënojë një shtet sovran, anëtar të Bashkimit Evropian”, u bë me dije nga qarqe diplomatike.  Tensionet e gjata mes dy vendeve aleate të NATO-s, por historikisht armiqësore, janë ndezur sërish kohët e fundit pasi të dyja vendet akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të traktateve dhe provokime. Erdogan akuzoi Greqinë për “krime kundër njerëzimit” lidhur me mënyrën sesi trajtojnë refugjatët dhe e akuzon për pushtimin e disa ishujve në detin Egje që kanë status të çmilitarizuar.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …