Në Samitin e Parisit i cili do të mbahet më 1 korrik do të marrin pjesë edhe Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti

Në Samitin e Parisit i cili do të mbahet më 1 korrik do të marrin pjesë edhe Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti

Kryeministri Haradinaj ka folur për takimin e Parisit i cili do të mbahet më 1 korrik. Ai tha se ka kërkuar nga kryetari Macron që delegacioni i Kosovës të këtë më shumë persona, ku konfirmoi se në Paris do të shkojnë edhe Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. Sipas tij në këtë takim do të marrin pjesë Kosova e Serbia me delegacionet e tyre, ndërsa deri më tani tha nuk ka dijeni nëse do të ketë edhe të ftuar të tjerë. Haradinaj tha se takimi i Parisit është testi kryesor ku do të shihet se a do të ketë njohje nga shteti serb. “Aty do të shihen edhe aspekte të tjera tregtia, anëtarësimi në BE, dëmet e luftës, Aociacioni i Komunave serbe. Ata kanë me pa se Vuçiq nëse vazhdon me këtë retorikë nuk është gati për marrëveshje. Nëse Thaçi dhe Vuçiq vazhdojnë me këto retorika ka me u pa në Paris që nuk ka interesim për marrëveshje”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …