Në samitin e sotëm, mes liderëve të BE-së e të Ballkanit Perëndimor, vendeve të rajonit nuk do t’u jepen data konkrete për anëtarësim

Në samitin e sotëm, që po mbahet  në Bruksel mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor thuhet se vendeve të rajonit nuk do t’u jepen data konkrete për anëtarësimin. Por në këmbim, priten stimuj të mëdhenj ekonomikë: Brukseli duket se dëshiron ta përdorë këtë lloj ndihme për ta tërhequr Ballkanin nga vetja, e për ta mbajtur larg ndikimit të Kinës e Rusisë. Data konkrete për anëtarësimin e Shqipërisë, të Serbisë, të Malit të Zi apo të Maqedonisë së Veriut nuk do të përmenden, thotë analisti gjerman Bernd Riegert. Me këto katër shtete Komisioni i BE-së po negocionon për përshtatjen e legjislacionit, shtet ndërtimit dhe praktikat qeverisëse sipas normave të bllokut. Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel në një fjalim në Bled të Sllovenisë u shpreh për një afat anëtarësimi në vitin 2030, megjithatë kjo nuk është përfshirë zyrtarisht në deklaratat e samiteve të BE-së. Megjithatë, në Bruksel diskutimi për pranimin e gjashtë shteteve të Ballkanit ka marrë hov që prej sulmit rus ndaj Ukrainës, thotë analisti gjerman Bernd Riegert, sipas të cilit ndihet vërtet një energji e re për zgjerimin. Hapat zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së i ndërlikon status quo-ja e tyre, me Beogradin që ende nuk e njeh shtetësinë e saj. BE-ja edhe përpara këtij samiti u ka kërkuar vendeve të Ballkanit të zgjidhin konfliktet bilaterale në rajon, në mënyrë që të përparojnë në procesin drejt saj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …