Në Samitin për Demokracinë organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po marrin pjesë mbi 100 liderë botërorë

Në Samitin për Demokracinë organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po marrin pjesë mbi 100 liderë botërorë

Në Samitin për Demokracinë, i cili është organizuar dhe po mbahen nën patronatin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, po marrin pjesë mbi 100 liderë botërorë, zyrtarë të shoqërisë civile dhe të sektorit kapitalist. Samiti po mbahet online për shkak të pandemisë, ndërkaq në fokus është lufta kundër korrupsionit në nivelin global, mbrojtja ndaj aktiviteteve autoritare dhe promovimi i të drejtave të njeriut. Në këtë samit, presidenti amerikan Joe Biden ka mbajtur një fjalim, ndërsa në ditën e parë të samitit fjalim ka mbajtur edhe zonja Vjosa Osmani. Në fjalimin e tij, kryetari Biden theksoi se trendët e demokracisë “gjerësisht janë duke shkuar në drejtimin e gabuar, prandaj, demokracia ka nevojë për kampionë”. Sipas presidentit amerikan, ripërtëritja e demokracisë kërkon “përpjekje të vazhdueshme”.  “Demokracia nuk ndodh aksidentalisht. Ne duhet ta ripërtërijmë në çdo gjeneratë dhe sipas meje, kjo është çështje urgjente për të gjithë ne”, tha Biden.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …