Në seancën e Gjykatës Speciale, në Hagë, u mor në pyetje, Stamena Jeliq, dëshmitarja e 94-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në seancën e Gjykatës Speciale, në Hagë u mor në pyetje, Stamena Jeliq, dëshmitarja e 94-të, në gjykimin  kundër krerëve të UÇK-së. Bashkëshorti i saj dyshohet të jetë rrëmbyer nga disa persona në kohën e luftës dhe që nga atëherë, asgjë nuk dihet për fatin e tij. Në seancën e Gjykatës Speciale, ajo është përballur me disa deklarata të dhëna në Ministrinë e Brendshme të Serbisë. Dëshmitarja ka treguar se si ia kanë ndryshuar deklaratat, në MUP-in serb, duke shtuar fjalë që ajo nuk i ka thënë kurrë. A e shihni nënshkrimin tuaj në fund të faqes?”, e pyeti avokatja e Thaçit, Nina Tavakoli. E shoh por kjo nuk është deklarata ime. Unë e di shumë mirë çka kam thënë, këtë nuk e kam thënë”, u përgjigj dëshmitarja Jeliq. Ajo insistoi  se nuk ka përmendur asnjë emër se kush ia ka rrëmbyer burrin, pasi në dokumentet e MUP-it të Serbisë, figuron se ajo e ka akuzuar Avni Balajn. Avokatja Tavakoli vazhdoi me pyetje të tjera nga kjo dëshmi e saj për MUP-in e Serbisë. “Në të njëjtën faqe, thuhet: personalisht besoj që personi që ka qenë përgjegjës pas rrëmbimit të burrit tim është Avni Balaj, dhe fqinjët shqiptarë që kam përmendur’?”, pyeti ajo. E shoh por zonjë unë nuk e kam thënë këtë, nuk e kam përmendur atë apo dikënd tjetër si organizator të rrëmbimit”, u përgjigj dëshmitarja, Stamena Jeliq.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit

Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …