Përgjigjja e dëshmitarit të mbrojtur: Nuk e kam parë as e kam njohur Pjetër Shalën, por kam dëgjuar nga të tjerët

Në seancën e sotme të gjykimit kundër krerëve të UÇK-së, ka filluar paraqitjen dëshmitari i 24-të, ish komandant dhe pjesëtar i LDK-së

Në seancën e sotme të gjykimit kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka filluar paraqitjen  dëshmitari i 24-të  për të cilin, Zyra e Prokurorit  tha se ka qenë komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për një periudhë të caktuar kohore dhe se ishte edhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu ka deklaruar prokurori Xhejms Pejs  duke lexuar përmbledhjen e deklaratave të pranuara për këtë dëshmitar, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në vitet 1998-1999 një shqiptar i Kosovës ishte anëtar i LDK-së dhe i UÇK-së, ka qenë edhe komandant i UÇK-së për një periudhë të caktuar kohore. Ai mori pjesë në një takim ku Hashim Thaçi u prezantua si përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm. Në një takim tjetër ka qenë i pranishëm ku Hashim Thaçi u prezantua si shefi i pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së që ishin të pranishëm’’, tha prokurori Pace duke lexuar përmbledhjen e dëshmisë së dëshmitarit. Paraprakisht, dëshmitari tha se i kujtohet dëshmia e dhënë para ZPS-së më 10 janar 2020 dhe se sqarimet që ka bërë janë pasqyruar saktë në shënimin që i është lexuar. Në këto rrethana, deklaratat e mëparshme, dokumentet shoqëruese dhe shënimi përgatitor janë pranuar nga ana e trupit gjykues. Seanca ka kaluar në sesion privat me kërkesë të prokurorit, me arsyetimin që të mbrohet dëshmitari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …