Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për dialogun me Serbinë. Në seancën e sotme Haradinaj ka pyetur përse kryeministri Kurti po ik dhe po i fshihet Amerikës. Është e habitshme kur kryeministri i lajmëron marrëveshjet e mëhershme dhe thotë se krejt çka ka mbetur është njohja reciproke. Pse kryeministri i Kosovës nuk i drejtohet presidentit të Amerikës për një të ngarkuar special, një emisar special, për njohjen reciproke?” Pse nuk po guxojnë t’i kërkojmë Amerikës rolin e vet që i takon në këtë çështje duke e ditur se çështjet e mëdha nuk kryhen pa Amerikën? Nëse ne frikësohemi prej këtij presidenti të Amerikës, si do të presim prej një presidenti të ardhshëm, ka pyetur mes tjerash, Ramush Haradinaj.
