Në Gjykatën e Prishtinës u mbajt seanca ndaj të akuzuarit Ekrem Bajroviq, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile në Komunën e Istogut. Në këtë seancë u dëgjua dëshmitari Daut Elshani, i cili rrëfeu për maltretimet dhe tmerrin që kishte përjetuar nga forcat serbe, duke përfshirë edhe të akuzuarin Bajroviq. Elshani tregoi për ngjarjet e majit 1999, kur forcat serbe kishin ndarë dhe vrarë pesë anëtarë të familjes së tij. Ai përshkroi sesi forcat serbe i kishin ndalur në kolonë dhe i kishin marrë në një oborr ku i kishin ekzekutuar. Elshani gjithashtu dëshmoi se kishte parë Bajroviqin të armatosur dhe duke bashkëpunuar me forcat paramilitare. Sipas aktakuzës, Ekrem Bajroviq akuzohet për pjesëmarrje në vrasje, tortura dhe trajtime çnjerëzore të popullatës civile gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe. Aktakuza detajon masakra dhe maltretime të shumta të kryera në fshatin Staradran dhe zona të tjera të Istogut, ku Bajroviq dhe të tjerë kishin ndaluar dhe sulmuar fizikisht civilët shqiptarë, duke kryer krime të rënda kundër tyre
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …