Sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka vazhduar akuzat kundër Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se i vetmi udhëheqës shtetëror, që ka refuzuar gazin amerikan është Albin Kurti. Vetëvendosja është kundër burimeve të qëndrueshme të energjisë vetanake në Kosovë, e po ashtu kundër energjisë amerikane, pra kundër rolit amerikan në energjinë e Kosovës. Partia në pushtet mbron interesat e të tjerëve, si të Stanishiqit dhe të Rankoviqit. Jemi i vetmi vend në kontinentin tonë që e kemi refuzuar gazin amerikan. Vetëvendosja në vazhdimësi e ka paralajmëruar Kosovën se mbron interesat e të tjerëve. Në situatën e sigurisë jemi bashkë, por për interesin e nipave të Jovica Stanishiqit e Aleksander Rankoviqit jemi kundër”, saktësoi Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …