Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë janë duke u takuar anëtarët e kryesisë së saj. Temë qendrore e takimit do të jetë diskutimet rreth koalicionit të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje. Mbledhja e kryesisë së LDK-së po bëhet në prag të seancës së Kuvendit në të cilën pritet të vihet për votim qeveria Kurti.
