Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e Arsimit, z. Besnik Hulaj morën pjesë në Panairin e Praktikës Profesionale, të organizuar nga SH.M.P “Tafil Kasumaj”, panair ky i organizuar në kuadër të programit “Shkolla takon biznesin”. Qëllimi i këtij panairi është që nxënësit e kësaj shkolle të kenë mundësi të kryejnë praktiken e punës profesionale në bizneset e komunës së Deçanit, në mënyrë që të avancojnë në hapat në vazhdim të karrierës së tyre. Komuna e Deçanit vazhdimisht është në përkrahje të të rinjve përmes gjetjes së mënyrave për avancimin e të rinjve në përshtatjen e tyre në tregun e punës. Kryetari Ramosaj e falënderoj drejtorin e shkollës, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët për punën e mrekullueshme dhe nxënësve ju urojmë suksese!