Në SHBA protesohet për shkak të masave të jashtëzakonshme, kërkohet rishqytrimi i tyre

Në SHBA protesohet për shkak të masave të jashtëzakonshme kufizuese, kërkohet rishqytrimi i tyre

Për shkak të masave të jashtëzakonshme kufizuese të aplikueshme në 42 shtetet e Amerikës që kanë rezultuar me çrregullimin e jetës së përditshme të qytetarëve dhe në ekonomi, një numër i personave të caktuar kanë vendosur që nëpër rrugët e qyteteve të protestojnë kundër guvernatorëve, duke kërkuar që të shqyrtohen mirë edhe njëherë masat kufizuese. Dhjetëra qytetarë të pakënaqur, kryesisht përkrahës të kryetarit amerikan Donald Trump, janë mbledhur në Richmond të Virginia, ku në krye të këtij vendi është guvernatori Ralf Northman nga radhët e Demokratëve që po kritikohet për masat kufizuese. Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Utah, Karolinën e Veriut dhe Ohio, kurse janë paralajmëruar edhe në Oregon, Idaho dhe Teksas.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …