Në Shëngjin mbahet takimi i politikanëve dhe biznesmenëve nga gjithë trojet shqiptare. Në forumin “Promovimi i ndërmarrësisë, prodhimit dhe produkteve të trojeve shqiptare” do të bëhet paraqitja e platformës së re prodhuese për Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashtu do të ketë edhe diskutime të hapura për propozime nga ndërmarrësit. Në takim do të marr pjesë drejtori ekzekutiv i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Nikolin Jaka, kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Shabani, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Veri Perëndimore të Maqedonisë, Nebi Hoxha, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri shqiptar i Ekonomisë, Driton Kuqi si dhe ministrja shqiptare e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Tregtisë, Milva Ekonomi. Forumi “Promovimi i ndërmarrësisë, prodhimit dhe produkteve të trojeve shqiptare” do t’i filloj punimet në ora 10.30.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …