Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaqi, ka shpallur ditën e enjte, ditë zie, në shenjë nderimi shtetëror. Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, të shpallur për ta nderuar jetën dhe veprën e policit Sami Thaqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit. Gjatë ditës së djeshme, kryetari i vendit ka ndarë edhe urdhrin “Hero i Kosovës” për policin e rënë në krye të detyrës.
