Në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj është zhvilluar fushata vetëdijesuese mbi shëndetin

Organizata joqeveritare “Mundësia” nga Mitrovica në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Skenderajt, ka zhvilluar në Sheshin “Adem Jashari” fushatën vetëdijesuese mbi shëndetin, në kuadër të projektit shëndetësor “PërSHËNDETje”, i cili përkrahet nga AQH (Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor). Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi, kanë vizituar tendat ku janë dhënë informacione të rëndësishme mbi shëndetin, në të cilat edhe qytetarët janë informuar për faktorët që rrezikojnë shëndetin. Qëllimi i kësaj fushate është kujdesi për shëndetin e qytetarëve, ndërsa ajo do të zhvillohet edhe në qytete tjera të Kosovës.

May be an image of 3 people, banner and text that says 'AQH Healthcare OJO-NGO undes KARVANI "pèrSHENDETje" 1: PREZANTIMI FAKTOREVE TE RREZIKUT TỀ SEMUNDJEVE VETE-VLERESUESE. NGJITESE SHPERNDARJA E KARTAVE 2: EKSPOZIMI NDAJ TYMIT Të DUHANIT 3: KONSUMI ALKOOLIT FIZIK 4: AKTIVITETI E DIETES USHQYESHMORE 5: DHE PARANDALIMI RREZIQET 6-7: 8. SHERBEHUNI ME TENDA SHENDETESORE USHQIME Të SHENDETSHME'

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …