Në kuadër të aktiviteteve për “Ditët e Mërgatës”, mbrëmë në sheshin e qytetit në Ferizaj, është mbajtur koncert i grupit 7me7-Bystandr. Në hapjen e këtij koncerti ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani. Këto aktivitete janë duke u mbajtur nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj.