leoni

Në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas përurohen shtatoret e heronjve të kombit, Rasim Kiçina dhe Bedri Shala

Në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas përurohen shtatoret e heronjve të kombit, Rasim Kiçina dhe Bedri Shala

Qytetit të Drenasit iu shtuan dhe dy shtatore të dy heronjve. Në sheshin “Fehmi Lladrovci” u përuruan shtatoret e Rasim Kiçinës dhe Bedri Shalës. Që të dy u cilësuan si sinonim i lirisë së Kosovës. Kryetari Thaçi, nën patronazhin e të cilit është bërë ky organizim, tha se dy heronjtë Rasim Kiçina dhe Bedri Shala dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës dhe se ata janë sinonim i lirisë. I pari i shtetit theksoi nevojën dhe të ndëshkimit të gjenocidit dhe krimeve serbe në Kosovë. Ndërkaq, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci duke përmendur rolin e Rasim Kiçinës dhe Bedri Shalës gjatë luftës në Kosovë, tha se këta janë dy kolosë të lirisë së Kosovës. Ndërsa, për kryetarin e shoqatave të OVL UÇK-së, Hysni Gucati, themelet e ndërtimit të shtetit janë bërë nga dëshmorët e kombit. Në emër të dy familjeve të heronjve, Xheladin Shala tha se këta heronj janë bashkuar në shesh për t’i bërë roje atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …