Në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë po mbahet panairi me punime artizanale

Në kuadër të aktivitetit “Ditët e Diasporës”, në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë po mbahet panairi me punime artizanale ku po marrin pjesë qytetar nga komuna të ndryshme me punimet e tyre. Pjesëmarrësit në këtë panair shprehen se janë të kënaqur me këtë aktivitetet pasi po ju mundësohet të paraqesin prodhimet e tyre dhe të sigurojnë të ardhura modeste nga shitja e tyre. Panairi me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale, do mbyllet sot, më 27 korrik. Qytetarët mund të blejnë produkte  të ndryshme vendore të cilat janë të ekspozuara gjatë tërë ditës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …