Në SHFMU “Jeta e Re” në Greme u hap cikli i ligjeratave “Fenomeni i bullizmit në shkolla, pasojat dhe lufta kundër tij”

Sot në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Jeta e Re” në Greme të Ferizajt u hap cikli i ligjeratave “Fenomeni i bullizmit në shkolla, pasojat dhe lufta kundër tij”, mbështetur nga Drejtoria e Arsimit.

Mysafirë qenë; drejtori i Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, dhe zyrtari për arsim, Flodian Maloku.

Hapjen e takimit, me një fjalë përshëndetëse, e bëri drejtori i shkollës, Jeton Ahmeti.

“Fenomeni i bullizmit në shkolla, pasojat dhe lufta kundër tij” u ligjërua nga bashkëpunëtori i projektit dhe psikologu i shkollës, Orhan Nazifi , kurse pjesë nga përvoja personale u dhanë nga aktivisti kundër bullizmit, Labinot Azemi.

Në pjesën e tretë të takimit, nxënësit e patën mundësinë të parashtrojnë pyetjet e tyre, përgjigjet e së cilave i morën nga Psikologu Orhan Nazifi dhe Aktivisti, Labinot Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …