Kryetari Latifi, bashkë me drejtorin e DKA-së, z. Avni Morina dhe bashkëpunëtorët e tij, me drejtorin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, z. Driton Hetemi, me nxënësit dhe mësimdhënësit si dhe me qytetarë pjesëmarrës, sot përuruan përfundimin e punimeve të eficiencës së energjisë dhe riparimin e brendshëm në SHFMU “Rilindja” në Çifllak. Vlera e investimit nga fondi i eficiencës së energjisë është 117.508 €, ndërsa nga projekti i riparimit të brendshëm, i Komunës së Rahovecit, është 60.483 €, e që shuma e përgjithshme e investimit është 177,991.6€. Në kuadër të këtij investimi janë kryer këto punime:
* Izolimi i jashtëm;
* Izolimi i kulmit të objektit;
* Rregullimi i ngrohjes qendrore;
* Ndërrimi i dritareve;
* Ndriçimi i brendshëm;
* Riparimi i mureve të brendshme;
* Rregullimi i dyshemesë në korridore dhe klasa.
Me këto investime, kjo shkollë ka marrë pamjen e një shkolle të re.